140
STUDENTË
12
LIGJËRUES
450
STUDENTË TË REGJISTRUAR
215
KURSE TË KOMPLETUARA

Kurset më të mira online të kimisë

Të gjitha sipas nevojës dhe kërkesave të juaja


Kush jemi ne

Me kërkesën e disa maturantëve në vitin 1995 filluam të mbajmë një kurs të kimisë. Kërkesa ishte që ata të përgatiteshin për provim pranues në fakutetin e mjekësisë, farmacisë dhe stomatologjisë. Kjo kërkesë filloi të rritej në vitet në vazhdim, me nxënës dhe student për të mbajtur kurse grupore dhe individuale.

Viti 2012 ishte 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, dhe për nderë të këtij përvjetori ne filluam një projekt vullnetar në you tube për të realizuar dhe postuar 100 detyra nga kimia. Pikërisht me 28 nëntor 2012 përfunduam me këtë projekt. Gjatë këtij viti na erdhën shumë komente pozitive dhe lëvdrata sepse shumë nxënës dhe studentë nuk kishin parë diçka të tillë më parë online në gjuhën shqipe, dhe se kishin përfituar shumë nga këto detyra.

Në vitin 2014 në paltformën almooc për gati një vit ndërtuam 6 klasë të kimisë të nivelit fillor dhe të mesëm. Gjatë viteve në vazhdim përgatitëm shumë detyra të afateve dhe testë të provimeve për studentë, detyra të garave të kimisë për nxënës si dhe eksperimente të niveleve të ndryshme.

Me rritjen e kërkesave, nga janari i vitit 2019 filluam të rrisim angazhimet dhe ofertat tona dhe themeluam akademinë e kimisë ku do të ofrojmë shumë shërbime. Një ndër këto shërbime është edhe lansimi i web faqes www.alkoslab.com. Këtu nxënësit dhe studentët mund të gjejnë kurset më të mira online të kimisë, sipas nevojës dhe kërkesave të tyre.

Stafi Ynë

Stafi i Akademisë së Kimisë

Këshilltarë e Akademisë së Kimisë