Akademia e Kimisë

Të gjitha kurset në një vend, sipas kërkesave dhe nevojave tuaja

Çfarë thonë të tjerët për ne?

Mendime të nxënësve, studentëve dhe të profesionistëve për akademinë e kimisë

Profi Mitati

Mitat Maliqi

Profesor i kimisë

Kimia ka rëndësi shumë të madhe në jetën e përditshme sepse ajo studion natyrën dhe dukuritë që ndodhin në te. Në ditët e sotme nxënësit, studentet dhe pothuajse të gjithë njerëzit në botë përdorin internetin për të mësuar gjëra të reja e gjithashtu edhe shumë gjëra nga kimia. Nxënësit dhe studenët informohen dhe mësojnë për shumë inovacione në shkencë që nuk kanë pasur mundësi t’i shohin në jetën e përditshme. Sot sistemi online ju ndihmon që kimia të mësohet dhe kuptohet më mirë dhe nxënësit të zhvillojnë aftësit e tyre kreative. Ju lumtë stafit profesional të Akademisë së Kimisë për punën tuaj shumë profesionale që po bëni në të mirë të nxënëseve, studenteve dhe të tjerëve. Respekt!

Sheki

Shefqet Behluli

Ing. dipl. i metalurgjisë

Në shtëpitë e juaja përmes “Akademisë së Kimisë” ju nxënës dhe studentë mund të pergatiteni për mësime dhe provime nga lënda e kimisë. Qëllimi kryesor është që ju të aftësoheni në mënyrë kreative që të shfrytëzoni dijen e përgatitur nga ligjeratat e stafit profesional të Akademisë së Kimisë dhe të avanconi profesionalisht, të bashkëpunoni me të tjerët në zgjidhjen e detyrave, si dhe të ushtroni shkathtësitë për mendim të pavarur kritik dhe kreativ . Përparsi primare mësimi online nga Akademia e Kimise është shërbim aktiv në rrugëtimin e juaj dhe i pa ndashëm në ngritjen e suksesshme shkencore te mësim-nxënjes dhe ndërtimit të njohurive të qëndrushme.

Agron Shala

MSc. Agron Shala – Magjistër i Kimisë Analitike

Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës, Shef i laboratorit për cilësi të ujërave

“ Akademia e Kimisë” është një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë avancimin e njohurive të tyre në këtë lëmi. “Nëse dikush pretendon të parashikoj një rezultat eksperimental, atëherë ai më lehtë mund të jetë një Historian se sa një Profet”

Të fundit nga Blogu

Lajme dhe ngjarje nga Blogu ynë